Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të kemi ndryshim gradual të motit për shkak të ardhjes së një fronti të dobët, të ftohtë ajror. Pritet të kemi vranësira dhe në disa vise edhe riga lokale shiu të intensitetit të dobët. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 15 gradë Celsius.

Në Shqipëri dhe rajon sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe vranësira më të shpeshta në zonat kontinentale. Rrallë në disa vise priten riga të dobëta shiu.

Të shtunën ulje të temperaturave dhe reshje lokale shiu. Në viset malore pritet të ketë reshje kryesisht të dobëta bore.

Të dielën në Kosovë priten intervale kohore me diell dhe vranësira të herëpashershme. Në Dukagjin vranësira më të theksuara me reshje lokale shiu, ndërsa në Shqipëri pritet mot plotësisht i vranët dhe me reshje lokale shiu. Reshje lokale shiu të shtunën priten edhe në perëndim të Maqedonisë së Veriut.

Të ngajshme

Murati: Para konstituimit të Kuvendit duhet marrëveshje për Presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

Yllka Gashi

Çfarë është dokumenti “Besa” që Rama u propozoi shqiptarëve

Yllka Gashi

Zona 60/ BMW kapet me 178 km/h në Shtime, shoferi gjobitet me 500 euro

Yllka Gashi