Telenews

Vrasjet e fundit të grave, Osmani e quan urgjencë kombëtare

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në takimin e thirrur me Këshillin për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, e ka quajtur urgjencë kombëtare situatën e krijuar të cilën e ka konsideruar si epidemi e dhunës ndaj grave dhe vajzave.

Osmani ka deklaruar se janë disa raste të vrasjes së grave që mund të parandaloheshin siç është janë rastet e Diana Kastratit, Sabile Mavroqanit, Valbona e Klara Ndrecaj, e po ashtu edhe rasti i fundit i Hamide Magashit.

Po ashtu e para e shtetit dha shifra për rastet e dhunës e të cilat nuk janë trajtuar në formë profesionale.

Në këtë takim nuk po marrim pjesë përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë si gjyqtarë e prokurorë, megjithëse sipas Osmanit kishin konfirmuar pjesëmarrjen prandaj këtë veprim e quajti si të papranueshme këtë sjellje, ndërkohë që përmendi se Lista Serbe bojkoton vendin por ata nuk duhet të merren si shembull.

Pjesë e këtij takimi është kryeministri, Albin Kurti, ministri i Punëve të Bredshme, Xhelal Sveçla, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ushtruesja e detyrës së Ministrës së Shëndetësisë, Dafina Gexha, Avokati i Popullit dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Qëllimi i takimit është dalja me rekomandime për veprime konkrete të parandalimit të këtyre rasteve.

Takimi është me dyer të mbyllura, dhe nuk ka prononcime pas përfundimit të tij.

Të ngajshme

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Rrezarta Ramaj

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Rrezarta Ramaj

I zhdukur nga 2 korriku, policia kërkon ndihmë në gjetjen e Xhafer Raqit

Rrezarta Ramaj