Telenews

Fundoset varka me emigrantë në La Mansh, dyshohet për viktima

fundoset-varka-me-emigrante-ne-la-mansh,-dyshohet-per-viktima

Një numër personash mendohet se kanë vdekur pasi një varkë e vogël emigrantësh u fundos në orët e para të mëngjesit të sotëm në La Mansh, pranë Kentit në Britani të Madhe.

Autoritetet nuk i kanë konfirmuar ende viktimat, shkruan BBC.

Një operacion i madh kërkim-shpëtimi filloi nga autoritetet britanike, pas raportimeve për një incident rreth orës 03:40 GMT.

Rojat bregdetare, marina franceze dhe një ambulancë ajrore u dërguan për ndihmë.

Një anije peshkimi, e cila ishte gjithashtu në zonë, ndihmoi në shpëtim.

U përfshinë gjithashtu helikopterë të rojës bregdetare, HM nga Lydd dhe Lee on Solent.

Shërbimi i Ambulancës në Bregun Juglindor tha se u thirr pas raportimeve të incidentit dhe dërgoi ekuipazhe në Dover, Kent, për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit.

Qeveria britanike tha se ishte në dijeni të incidentit.

Të ngajshme

Ilir Shaqiri dhe Antonella Pelilli bashkojnë Kosovën e Arbërinë në një këngë që prek shpirtin

Rrezarta Ramaj

Përkeqësohet gjendja shëndetësore e Joe Biden

Rrezarta Ramaj

Betohet presidenti i mbështetur nga Trumpi, SHBA-ja i premton Kolumbisë 1 miliard dollarë

Yllka Gashi