Telenews

Ambasadori gjerman dënon sulmin ndaj dy të rinjve në Shtërpcë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka dënuar sulmin ndaj dy djemve të rinj në Shtërpcë.

Ai ka shtuar se mirëpresim reagimin e shpejtë të policisë së Kosovës. “Dënoj sulmin ndaj dy djemve të rinj në Shtërpcë sot dhe u uroj shërim të shpejtë. Ne mirëpresim reagimin e shpejtë të policisë së Kosovës”, ka shkruar Rode në Tweeter.

Dy persona, njëri 11-vjeçar e tjetri 21-vjeçar, janë plagosur sot në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, pasi në drejtim të tyre është shtënë me armë zjarri nga një automjet në lëvizje.

Të plagosurit kanë marr tretman mjekësor dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

I dyshuari për këtë rast, A.K. i moshës 33 vjeçar, është identifikuar dhe arrestuar nga Policia e Kosovës

Të ngajshme

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Rrezarta Ramaj

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Rrezarta Ramaj

I zhdukur nga 2 korriku, policia kërkon ndihmë në gjetjen e Xhafer Raqit

Rrezarta Ramaj