Telenews

Muja e konfirmon: VV-ja nuk e përkrahë tërheqjen e Trustit

Deputeti i VV-së Armend Muja, para deputetëve tha se ky Komisioni për Buxhet, nuk e ka rekomanduar tërheqjen nga Trusti.

Më tej Muja theksoi se në emër të VV-së nuk rekomandojnë që ky ligj të kaloj.

“Komisioni për Buxhet dhe Transfere ka shqyrtuar Ligjin për Fonde Pensionale dhe të njëjtin nuk e ka rekomanduar për këto arsye”, tha deputeti.

Më tej ai theksoi se propozimi nënkupton tërheqjen e kursimeve pensionale, tërheqja nuk është opsion, por është detyrim. Fondi është i organizuar në dy shtylla ku shteti ndihmon ata pensionist që jetojnë në varfëri dhe shtylla që është kursim i detyrueshëm për secilin punëtor të Kosovës.

“Ne debatin duhet ta zhvendosim se çka duhet të bëjmë për qytetarët që nuk punojnë. Nuk rekomandojmë këto tërheqje, dhe kërkojmë që kjo të mos miratohet”, tha deputeti Muja.

Të ngajshme

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Yllka Gashi

Bedri Halimi shpallet i pafajshëm: Akuzat ndaj meje u ndërtuan pa fakte

Yllka Gashi

Panik te Kombëtarja Shqiptare para ndeshjes me Bjellorusinë, mbrojtësi kuqezi shfaq probleme në Spanjë

Yllka Gashi