Telenews

Komandanti i KFOR-it njofton NATO-n: Situata e sigurisë në Kosovë shumë e paqëndrueshme

Komandanti i KFOR-it, gjeneral-majori Angelo Michele Ristuccia, në takimin e shefave të Mbrojtjes së NATO-s ka vlerësuar se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë, por shumë e brishtë dhe e paqëndrueshme.

Ai falënderoi aleatët dhe partnerët për kontributin dhe mbështetjen e tyre për misionin e KFOR-it për aktivitetet e saj dhe situatën e sigurisë.

“Aktualisht situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë është e qetë por shumë e brishtë, e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme, për shkak të disa çështjeve të pazgjidhura”, ka thënë Ristuccia, është njoftuar në faqen e KFOR-it në Twitter.

Ristuccia ka thënë se KFOR-i po vazhdon të zbaton çdo ditë dhe në mënyrë të paanshme mandatin e tij që e ka nga OKB-ja për të ruajtur sigurinë dhe lirinë e lëvizjes.

Ai ka thënë se KFOR-i është i gatshëm të ndërhyjë nëse është e nevojshme.

“KFOR-i po krijon kushte që të konsolidohet dhe të ecë para dialogu i lehtësuar nga BE-ja për ecje përpara”, ka shkruar Ristuccia.

Të ngajshme

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Yllka Gashi

Bedri Halimi shpallet i pafajshëm: Akuzat ndaj meje u ndërtuan pa fakte

Yllka Gashi

Panik te Kombëtarja Shqiptare para ndeshjes me Bjellorusinë, mbrojtësi kuqezi shfaq probleme në Spanjë

Yllka Gashi