Telenews

Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë na pret mot stabil dhe me intervale të gjata kohore me diell. Mëngjesi do të jetë shumë i ftohtë dhe me minuse të thella, ndërsa dita stabile dhe me temperatura maksimale deri në 6 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell dhe vranësira të pakta lokale. Acar në tërë rajonin, ndërsa në viset kodrinore-malore pritet acar i thellë. Në veri të Malit të Zi temperaturat pritet të ulet deri në -20 gradë Celsius. Gjatë ditës rritje e temperaturave në tërë rajonin.

Për fundjavë zbutje e acarit siberik. Të shtunën pasdite do të ketë shtim lokal të vranësirave, ndërsa të dilelën në Kosovë pritet të kemi reshje lokale bore.  Reshje kalimtare bore priten edhe në Kosovën lindore, shumë vise të Maqedonisë së Veriut, veri të Malit të Zi dhe lokalisht edhe në lindje të Shqipërisë.

Nga e hëna rikthehet ndikimi i fuqishëm anticiklonik. Na pret mot kryesisht stabil, me ngrica gjatë mëngjeseve të hershme dhe me temperatura ditore mbi 5 gradë Celsius./Telenews.al/Moti/

Të ngajshme

Dua Lipa reklamon produktin e saj të ri në New York

Rrezarta Ramaj

Putin: Shpresoj që Vuçiqi të bëhet kryeministër i Serbisë

Rrezarta Ramaj

Alarm në shkollën e fëmijëve të Harry-t dhe Meghan-it, çfarë ndodhi pas shfaqjes së fotografëve?

Rrezarta Ramaj