Telenews

A ndikoi Shtëpia e Bardhë në vendimin e FIFA-s për sulmuesin Folarin Balogun?!

Një zhvillim i pazakontë ka shoqëruar rastin e sulmuesit të Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Folarin Balogun, përpara ndeshjes së 1/8 së finales së Kupës së Botës ndaj Belgjikës.

Sipas raportimeve, Shtëpia e Bardhë ka kontaktuar drejtpërdrejt FIFA-n, duke i kërkuar presidentit të saj, Gianni Infantino, që të rishikohej kartoni i kuq i Balogunit.

E pyetur për këtë çështje, FIFA ka deklaruar se vendimi i takon ekskluzivisht Komisionit të Pavarur Disiplinor, duke iu referuar vendimit të këtij organi.

Burime pranë FIFA-s kanë insistuar se ndërhyrja e Shtëpisë së Bardhë nuk ka pasur asnjë ndikim në vendimin përfundimtar, pasi neni 27 i rregullores i jep autoritet të plotë dhe të pavarur panelit disiplinor për të marrë vendime në raste të tilla.

Të ngajshme

“Sokrat, jemi këtu o shpirt”, momenti kur i dyshuari për vrasjen e turistit mbërrin në Gjykatën e Sarandës

Yllka Gashi

Kusari-Lila: Skemat e subvencioneve do të rishikohen për të nxitur investimet dhe punësimin

Yllka Gashi

Dogana gjen mijëra euro e franga e mjete të tjera monetare të padeklaruara te Dheu i Bardhë

Yllka Gashi