Telenews

Adnan Merovci nuk ishte rastësisht truproje e Rugovës

Adnan Merovci është një prej njerëzve që ka qëndruar më së afërmi ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Pas vdekjes së presidentit, Merovci flet me kompetencë të plotë për figurën e tij, duke shpalosur shumë detaje nga jeta e tij private dhe angazhimi.

Madje, Merovci ka të botuar edhe një libër, të titulluar “Në hap me Rugovën”.

Merovci njihet si truprojë e ish-presidentit Rugova, megjithatë, me kalimin e viteve afër tij, roli i tij kishte marrë rëndësi më të madhe.

Ai ishte edhe njohës dhe praktikues i arteve marciale, që e justifikon angazhimin e tij në aspektin e sigurisë për ish-presidentin.

Ai, sonte, e ka publikuar edhe një fotografi të realizuar në vitin 1982 në Dubrovnik, duke praktikuar artet marciale.

“Foto për trip!”, ka shkruar Merovci.

Të ngajshme

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Rrezarta Ramaj

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Rrezarta Ramaj

I zhdukur nga 2 korriku, policia kërkon ndihmë në gjetjen e Xhafer Raqit

Rrezarta Ramaj