Telenews

“Ai është top-10”, Fenomeni Ronaldo i përgjigjet pretendimit të CR7 se ai është lojtari më i mirë në histori

Ronaldo Nazario da Lima i njohur vetëm si Ronaldo u pyet në vendin e tij, Brazil, në lidhje me pretendimin e Cristiano Ronaldos muaj më parë se ai e sheh veten si lojtari më i mirë në histori.

‘Fenomeni’ e vlerësoi sulmuesin portugez, por nuk u pajtua me vlerësimin e tij, duke ndarë mendimet e tij për këtë çështje.

Kur u pyet nëse beson se është pas Ronaldos dhe për renditjen e tij, pronari i Real Valladolid u përgjigj me një vërejtje të mprehtë.

“Epo, nuk më pëlqen të futem në këto gjëra, por njerëzit kanë shumë vetëbesim… Unë do të preferoja që njerëzit të flasin për performancën time, atë që bëra… në vend që unë të flas për veten time”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

Më pas, ish njëri nga sulmuesit më të mirë në botë, vlerësoi reprezentuesin portugez.

“Ai ka një histori fantastike, apo jo? Ai ka fituar gjëra të mrekullueshme, ka shënuar gola në të gjitha mënyrat, duke përfshirë edhe ndryshimin e pozicionit pasi ka luajtur edhe si sulmues anësor edhe si qendërsulmues. Kjo nuk është e lehtë”.

“Ai është ndër më të mirët në histori, por më i miri, nuk e di… Jo, nuk jam dakord. Unë e respektoj mendimin e tij, por për mua, ai është ndër më të mirët. Do të thosha në top 10”, përfundoi braziliani./Telenews.al/

Të ngajshme

“Nder dhe krenari”, tre futbollistët e rinj të Kosovës: Na u plotësua ëndrra

Valjeta Turkaj

Përditësohet lista e favoritëve për Topin e Artë 2025 – Vendi i parë befasi, Salah bie nga ‘top 5’ dhe Vinicius i nënti

Erzana Fazliu

“Doja shumë të luaja, jam i trishtuar”, Messi flet për mungesën ndaj Uruguait dhe Brazilit

Valjeta Turkaj