Telenews

Basketboll / Pas Pejës trajneri nga Izraeli e lë edhe Përfaqësuesen e Kosovës

Rami Hadar edhe zyrtarisht nuk është më as trajner i Kosovës A në Basketboll.

Pas largimit nga KB Peja, trajneri izraelit është dorëhequr edhe nga pozita e selektorit tek Përfaqësuesja A e Kosovës për femra.

Lajmin për largimin e Hadar nga shtabi i Kosovës e kishte paralajmëruar dje AsistiOnline.com e sot FBK-ja ka njoftuar edhe zyrtarisht për vendimin e trajnerit në fjalë.

Rami Hadar ka dhënë dorëheqje për arsye personale si përzgjedhës i Kosovës A te meshkujt”, shkruan fillimisht njoftimi i FBK-së.

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka pranuar dorëheqjen e tij. FBK falënderon trajnerin Rami Hadar për angazhimin e tij dhe i dëshiron suksese në karrierë. Federata e Basketbollit e Kosovës ka filluar negociatat me trajnerë potencial për të udhëhequr Dardanët, ku përzgjedhësi i ri pritet të emërohet shumë shpejt. Ndërkohë, ndeshjet e ardhshme për Dardanët janë në muajin nëntor, kundër Zvicrës dhe Irlandës për parakualifikimet e Kupës së Botës 2027”, mbyllet njoftimi i FBK-së.

Të ngajshme

Televizioni i Realit shpërthen në akuza ndaj gjyqtarëve: U munduan të na largonin nga gara për titull

Valjeta Turkaj

Karateistja Fortesa Orana me sukses të madh në Egjipt

Valjeta Turkaj

Messi gati sa nuk shënoi golin e sezonit mbrëmë

KushtrimGuraj