Telenews

Buxheti për 2026: Ndahen paratë për rrugët e stërvonuara

buxheti-per-2026:-ndahen-parate-per-rruget-e-stervonuara

Zgjerimit të magjistrales Prishtinë-Pejë, që nisi nga 2009-ta, sivjet iu zotuan gati 20 milionë euro, sipas projektbuxhetit të cilin e ka televizioni, duke e çuar në 155 milionë koston e deritanishme të tij.

1.5 milion iu ndanë asaj për Mitrovicë që u nis përnjëherë me të Pejës, teksa totali i zgjerimit të saj deri tash arrin në 55 milionë, raporton Klan Kosova.

Dyfish më shumë sivjet iu ndanë rrugës simotër, të asaj për Podujevë, për të cilën krejt ndarjet deri tashti kalojnë 40 milionëshin.

6 milionë të tjera, Qeveria i bëri nijet për zgjerimin e rrugës Dollc-Gjakovë, që kapi shifrën e 24 milionëve në total deri më tani.

Me 4 milionë më shumë se kjo, rruga Prizren-Tetovë ka hise në buxhet që deri tash u shpenzuan 22 milionë.

Top-projekti i autostradës së Gjilanit peshon 19 milionë sivjet, e në përgjithësi kapi 70-shin.

Ndonëse për krejt këto projekte buxheti nuk mungoi, efikasiteti po.

Kronika në vazhdim sjell detaje:

Të ngajshme

Nata e zjarreve edhe në Prishtinë, Lladrovci i ftuari i Ramës: Kryeqyteti nderon heronjtë e tij

Rrezarta Ramaj

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike

Rrezarta Ramaj

Goli i Yamalit vendimtar, Barça arrin fitoren ndaj Bilbaos

Rrezarta Ramaj