Telenews

Biftek me erëza të lehta, receta perfektë

Prerjet e holla të biftekut janë të
përkryera për mbrëmje gjatë javës, sepse përveç që janë plot shije ato
gjithashtu gatuhen shpejt.

Një kombinim me erëza me shije dhe marinim e
kompletojnë specialitetin e biftekut,duke bërë atë një vakt të denjë për një
rast të veçantë.

Në këtë formë 
në një rast aq të veçantë sikurse dita e babait përgatitja e biftekut me
patate do lë mbresa të thella.

Përgatitja fillon me marinimin e biftekut në
salcën e sojës, pasi fillon të thahet masa,e lyejmë me farë të koprës, kripë
dhe piper të zi. Gatuani biftekun derisa të skuqet mirë nga të dyja anët në
120°gradë.

Në enën tjetër bluani farat, sigurohuni t’i
mbani ato të trashë të mos bëhen pluhur. Kjo ndihmon për të krijuar një shtresë
kur zihet mishi dhe ndihmon në parandalimin e djegies së erëzave. Më pas i
grijmë pjesërisht bishtajat e bizeles dhe i gatuajmë në një tigan me qepë të
grirë shtojmë lëkuren e limonit dhe majdanozin.

Shijoni dhe rregulloni me kripë dhe piper, më
pas transferojeni në një pjatë. Pritini hollë biftekun, më pas vendosini fetat
në pjatë pranë bizeleve të grira. Lyejeni me vaj dhe shërbejeni me copa limoni.

Sallata e ngrohtë është një bazë perfekte për
biftekun, të cilin e spërkasim me përzierjen e erëzave për të dyfishuar shijen.
Një gotë kos dhe bukë e ngrohtë do të përmbyllin vaktin në mënyrë të përsosur.

Biftek me erëza dhe bizele

Përgatitja: 45 minuta

Përbërësit:

1½ kg biftek i sheshtë, i prerë në 3 ose 4
pjesë

¼ filxhan salcë soje

2 lugë fara kopër, të bluara trashë

Kripë Kosher dhe piper i zi i bluar

6 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër, të ndara,
plus shtesë për t’u shërbyer

1 tufë qepë, të prera hollë

2 lugë çaji lëvore limoni të grirë, ¼ filxhan
lëng limoni, dhe copa limoni për t’u shërbyer

1 filxhan majdanoz i freskët

The post Biftek me erëza të lehta, receta perfektë appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Rivarroset Sinan Dauti, 9-vjeçari që u plagos dhe u zhduk në Mitrovicë gjatë luftës

Valjeta Turkaj

Messi mbetet pa trajner, largohet Mascherano

Rrezarta Ramaj

I kërkuar nga Danimarka për vrasje me pagesë, ky është kosovari që u kap në Prishtinë

Valjeta Turkaj