Telenews

Dafina Aliu magjeps publikun me interpretimin “E fortë si arrë” në festivalin Kënga Magjike – krahasohet me ikonën Vaçe Zela

dafina-aliu-magjeps-publikun-me-interpretimin-“e-forte-si-arre”-ne-festivalin-kenga-magjike-–-krahasohet-me-ikonen-vace-zela

Me një zë të fuqishëm dhe performancë që la gjurmë, Dafina Aliu u ngjit në skenë duke përcjellë forcën, guximin dhe shpirtin e një gruaje.

Kënga “E fortë si arrë”, me tekst të shkruar nga Afërdita Saraçini Kelmendi dhe kompozim e orkestrim nga Xhevdet Gashi, u shndërrua në një prej interpretimeve më të përfolura të mbrëmjes.

Dafina jo vetëm që dominoi skenën me energjinë dhe prezencën e saj artistike, por arriti edhe të prekte publikun me emocionin e sinqertë që e shoqëroi gjithë performancën. Ajo u vlerësua lart nga juria, duke marrë katër pikë jeshile dhe një varg komentesh pozitive.

Njëri nga anëtarët e jurisë e krahasoi atë me një prej figurave më të mëdha të muzikës shqiptare, ikonën Vaçe Zela: “Je e fortë si gjitha rr-të që përdor. E nëse të bëj një krahasim, me një këngëtare shqiptare, ti je si Vaçe Zela”.

Një tjetër anëtar i jurisë vlerësoi fuqinë e karakterit të saj artistik, duke theksuar: “Ke karakter, personalitet, je kaq dinamike, na hipnotizove të gjithëve, je artiste e bravo të qoftë!”.

Performanca e Dafinës Aliu u cilësua si një ndër më të veçantat e natës, ndërsa krahasimi me Vaçe Zelën e vendos këngëtaren e re në një nivel të ri respekti dhe pritshmërish nga publiku. /Telegrafi/

Të ngajshme

Listës së banorëve të BBVA 6 i shtohen edhe këto 6 emra

Rrezarta Ramaj

Pse Miranda Kerr refuzoi ftesën për sfilatën e Victoria’s Secret? Një parandjenjë që nuk mund ta injoronte!

Rrezarta Ramaj

Nichi i tregon Bejtës se ka dy vite që i ka vdekur babai: Mos më thuaj bir, është nënçmim

Rrezarta Ramaj