Telenews

Deputeti i VV’së: Kam përshtypjen se Hekuran Murati s’ka ndjenja për kombin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, FView postatmir Humolli ka kritikuar bashkë-partiakun e tij, ministrin e Financave, Hekuran Muratin për deklaratën se duhet pastruar listat e veteranëve për tu rritur vlera e pensionit.
Ai deklaroi se i është krijuar përshtypje se Murati “nuk ka ndjenja për kombin as për vlerat”.
Sipas Humollit, ministri nuk ka të drejtë t’i detyrojë veteranët të pastrojnë listat e tyre.
“Ministri i Financave duhet me mendu shumë më kthjellët. Nuk ka të drejtë me i detyru veteranët me i pastru listat sepse i ka bërë Qeveria”, tha Humolli për Tëvë 1

“Ministri po don me i ngarku veteranët me këto pengesa, nuk po e kupton që e ka dëmtuar shtetin për 360 milionë euro që i ka lënë paret e Trustit pensional jashtë. Sikur 2 miliardë euro të ishin investuar në Kosovë ishin krijuar 70 mijë vende të punës, ia kishin shtu Trustit të ardhurat dhe kishin pengu që paret tona të qarkullojnë jashtë”, shtoi ai.
“Por ky ministër po kam përshtypje sikur është teknicist i ftoftë që nuk ka ndjenja as për kombin as për vlerat”, u shpreh Humolli.

Të ngajshme

Ndërron jetë nëna e Edmond Lajqit, një ditë pasi djali ia vrau renë

Donat Hashani

Këshilli i Qarkut të Vlorës me falenderim të veçantë për Panairin Ndërkombëtar të Turizmit në Prishtinë

Donat Hashani

Kryetari i Ferizajt për rastin tragjik: Me forcën e ligjit do t’i japim dënim meritor dorasit

Hafize Elshani