Telenews

DONFRIED SOT NË BEOGRAD, TAKOHET ME VUÇIQIN NGA KJO ORË

Ndihmës Sekretarja e Shtetit të SHBA për Evropë dhe Azi, Karen Donfried sot to ta vizitojë Beogradin ku do të takohet me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendohet në njoftimin e shërbimit për media të presidentit të Serbisë.
Në takimin, i cili do të mbahet në orën 15:00, do të marrë pjesë edhe i dërguari special i Departamentit të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Të hënën, Donfried filloi një turne në Ballkanin Perëndimor me vizitën në Kosovë, ku u takua me presidenten dhe kryeministrin e Kosovës Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, si dhe me përfaqësues të partive opozitare.
Me atë rast ajo theksoi se Shtetet e Bashkuara i japin prioritet dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe se status quo-ja i përgjigjet vetëm Rusisë.
Siç ishte paralajmëruar më parë, Donfried do të vizitojë Shqipërinë, Bosnjën dhe Hercegovinën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut deri më 29 prill.

Të ngajshme

Haxhiu takon ministrin belg flasin për anëtarësimin në BE, KiE dhe NATO

Blearta

Zjarr në një punëtori në Ferizaj, lëndohet një person

Blearta

NASA: Asteroidi “Zoti i kaosit” do të kalojë pranë Tokës pas 3 vjetësh

Blearta