Telenews

DUKAGJINI E TRONDIT GJILANIN, KY I FUNDIT MBETET PRAPA PËR TITULL

Dukagjini ka marrë tri pikë të arta në luftën për mbijetesë, pasi ka mposhtur Gjilanin me rezultat 2-0.
Gjilani e nisi më mirë ndeshjen, kur në minutën e tretë Albert Dabiqaj ishte i pafat duke goditur shtyllën.

E në minutën e 33-të, vendasit kaluan në epërsi, kur ishte kapiteni Altin Mërlaku që realizoi një gol të bukur për 1-0.
Vetëm dy minuta më vonë, klinasit realizuan përsëri dhe përsëri me autor Altin Merlakun.
Me epërsinë e vendasve prej dy golave, skuadrat shkuan në pushim të mespjesëve.
Në pjesën e dytë Gjilani tentoi në disa raste të barazonte rezultatin, por një gjëje të tillë nuk ia arriti dhe Dukagjini mori tri pikë të mëdha në luftën për mbijetesë.

Ndeshjen e ardhshme Dukagjini luan me Feronikelin në shtëpi, derisa Gjilani e pret Prishtinën.

Të ngajshme

Shiten gati gjysma e biletave për ndeshjen Shqipëri-Finlandë

Rrezarta Ramaj

Portugalia e suspendon Ronaldon, rrezikon dënim deri në gjashtë muaj –

KushtrimGuraj

Duka dhe Ademi të pranishëm në takimin e UEFA-së në Berlin

Rrezarta Ramaj