Telenews

Edhe AAK-ja kundër propozimit për pagën minimale pa përfshirjen e veteranëve

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, thotë se nuk do ta përkrahin projektligjin për pagën minimale.
Berisha thotë se nga ky projektligj janë duke u diskriminuar veteranët e luftës dhe se deri të bëhet ndryshimi i projektligjit me përfshirjen e tyre nuk do ta përkrahin.
“Ligji aktual për trajtimin e temës së pagës minimale e ka specifikuar që pensioni i veteranëve të luftës se UÇK-së duhet të jetë i barazvlefshëm me pagën minimale. Projektligjin që e keni sjell ju, parasheh që të largojë veteranët nga rritja e pensionit të tyre”.
Tutje, Berisha shtoi se shumica e veteranëve janë në gjendje të rëndë sociale dhe një numër i madh i tyre varen nga ky pension.
“Veteranët pensionin nuk e kanë si shpërblim, ashtu siç e kanë vendet e tjera por e kanë burim të ekzistencës, dhe në qoftë se e marrin këtë pension nuk mund të punojnë diku tjetër”.
“Ne e shohim këtë qasje si diskriminuese ndaj kësaj kategorie të nderuar të vendit, që i dhanë edhe gjymtyrët për lirinë e vendit, andaj kërkojmë që ky nen diskriminues i propozuar nga ju të largohet në mënyrë që pensionet e tyre te jenë ne vije me pagën minimale”, përfundoi Berisha.

Të ngajshme

Përmbyllet procesi katërjavor i gërmimeve dhe zhvarrosjes në lokacionet e varreve masive në Kalludër dhe Jabukë

Yllka Gashi

Turqia kërkon urdhër-arresti ndërkombëtar për Netanyahun

Yllka Gashi

Eurot e shpenzuara nga turistët e forcojnë lekun në Shqipëri, 1 euro po këmbehet për 92.6 lekë

Yllka Gashi