Telenews

Franca thotë se ardhmja e Kosovës është në Këshillin e Evropës

Ambasada e Francës në Prishtinë ka thënë se vendimi për aplikim në Këshillin e Evropës i takon Kosovës si shtet sovran.
Përmes një njoftimi nga kjo ambasadë kanë thënë se e ardhmja e Kosovës është të bëhet anëtare e KE-së.
Sipas tyre, prioriteti aktual është rinisja e dialogut e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Vendimi për të aplikuar në Këshillin e Evropës i takon Kosovës si shtet sovran. E ardhmja e Kosovës është të bëhet anëtare e tij. Prioriteti aktual është rinisja e dialogut ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, i cili do të kontribuojë në afrimin e tyre evropian dhe në stabilizimin afatgjatë të Ballkanit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Francës në Prishtinë.
Nga kjo ambasadë i kanë bërë thirrje të dyja palëve që të angazhohen plotësisht në dialog.
“Ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të angazhohen plotësisht në këtë drejtim dhe të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë tensione”, thuhet më tej në njoftim.

Të ngajshme

Gani Gecit i përkeqësohet gjendja shëndetësore në Burgun e Pejës, familja jep detaje

Rrezarta Ramaj

Kurti takon Haddadin, thotë se partneriteti me Francën po sjell rezultate konkrete

Rrezarta Ramaj

I zhdukur nga 2 korriku, policia kërkon ndihmë në gjetjen e Xhafer Raqit

Rrezarta Ramaj