Telenews

Gjithçka gati për “Eurovision 2024”, Shqipëria do të performojë në natën e dytë

Sonte do të fillojë edhe zyrtarisht edicioni i 68-të i Eurovision Song Contest. Më saktë, Eurovision 2024 ka 16 këngë që do të konkurrojnë, por vetëm 10 prej tyre do të kualifikohen në finalen e madhe të së shtunës.

Në bazë të njoftimit zyrtar, shfaqja pritet të fillojë nga ora 21:00 CEST. Dhe drejtpërdrejt nga Malmo Arena në Suedi.

Prezantuesit e këtij spektakli janë: Petra Mede dhe Malin Akerman.

Të enjten, gjysmëfinalja e dytë do të gjejë 10 kualifikueset e fundit nga 16 këngë.

Shqipëria do të garojë në natën e dytë të gjysmëfinales së “Eurovision 2024” që do të zhvillohet në Malmo të Suedisë. Pas hedhjes së shortit, është përcaktuar se këngëtarja shqiptare do të jetë e 6-ta në radhë, të enjten e 9 majit 2024, kur do të zhvillohet edhe gjysmëfinalja e dytë.

Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2024”, me këngën “Zemrën n’dorë”.

Ajo ka marrë besimin e publikut për të përfaqësuar Shqipërinë në edicionin e 68-të të Eurovision-it.

Vetëm 16 shtete do të zgjidhen nga dy gjysmëfinalet për të vijuar më pas në finalen e madhe që do të zhvillohet më 11 maj, të cilat do t’u bashkohen 5 shteteve finaliste që janë: Spanja, Franca, Mbretëria e Bashkuar, Italia dhe Gjermania, si dhe vendi fitues i vitit të kaluar që është Suedia.

source

Të ngajshme

”Psikopat” kënga e re nga Butrint Imeri (VIDEO)

Donat Hashani

Ky banor lë përfundimisht shtëpinë e BBVA, pak ditë para finales

Donat Hashani

Meritoni befasohet nga dy vëllezërit dhe motra në BBVA – nuk i mban lotët nga emocionet

Donat Hashani