Telenews

“Gjyqtarët vendosin” – Specialja nuk thotë nëse Thaçi mund të marrë pjesë në varrim

Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), lidhur me vdekjen e Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, nuk kanë mohuar dhe as pohuar nëse ky i fundit do të lejohet të marrë pjesë në varrimin e tij.

Në një përgjigje për Albanian Post, DhSK kanë deklaruar se korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të ndaluar të paraqesin kërkesa para gjykatësve kompetentë për arsye humanitare të rëndësishme.

“Gjykatësit do të vendosin për këto kërkesa. Të gjitha dokumentet publike, duke përfshirë paraqitjet nga Mbrojtja dhe vendimet e gjykatësve, publikohen në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës, kështu që nëse dhe kur informata shtesë mbi këtë çështje bëhet e disponueshme dhe publike, ajo do të publikohet në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Speciales për Albanian Post.

Thaçi, i cili prej nëntorit të vitit 2020 ndodhet në paraburgim në Hagë, ishte rikthyer në Kosovë më 13 mars për një vizitë të shkurtër, për të parë të atin e tij të sëmurë rëndë.

Kjo ishte vizita e tij e parë në vend pas më shumë se një viti, pasi kërkesat e tij të mëhershme për një leje të tillë ishin refuzuar disa herë nga Dhomat e Specializuara të Hagës.

Vizita e ish-presidentit ishte mbajtur nën masa të rrepta sigurie. Ai ishte shoqëruar nga pjesëtarë të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), me asistimin e Policisë së Kosovës.

Të ngajshme

Sot seanca – Çitaku ka një mesazh për Kurtin

Donat Hashani

Sot protesta e radhës kundër shtrenjtimit të energjisë

Donat Hashani

Kuvendi sot përsëri në tentim për tu konstituar

Donat Hashani