Telenews

ISH-TRAJNERI I FLAMURTARIT, ARTIM SHAQIRI EMËROHET TRAJNER I SHKËNDISË SË TETOVËS

Artim Shaqiri ka marrë drejtimin e klubit të futbollit Shkëndija deri në fund të sezonit, pastaj do ta ushtrojë funksionin e drejtorit sportiv.
“KF Shkëndija njofton se Artim Shaqiri është emëruar në pozitën e drejtorit sportiv të klubit, ndërsa funksionin do të fillojë t’a ushtrojë që nga momenti i përfundimit të këtij sezoni garues”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Artim Shaqiri për më tepër se një muaj në vazhdimësi ka qenë pranë klubit, me planin për të ndjekur për çdo ditë situatën në klub dhe të vëzhgojë vazhdimisht formën e skuadrës kuqezi, përpara marrjes së detyrës së drejtorit sportiv”.
Për ndihmës trajner është caktuar Burhan Emurllai, ndërsa pjesë e stafit teknik do të vazhdojnë edhe më tej të jenë Metin Dalip si trajner kondicional dhe Kushtrim Abdullahi në pozitën e trajnerit të portierëve.
Artim Shaqiri ka një karrierë shumë të pasur si futbollist, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Shkëndijës gjatë sezonit 2007/2008.
Ndërkaq si trajner ka drejtuar skuadrën tonë në sezonin garues 2012/2013, përderisa ka udhëhequr edhe me skuadra tjera, si Kukësi dhe Flamurtari.

Të ngajshme

Bruno Fernandes humbi dy, Amorim tregon se kush do t’i gjuajë penalltitë te United

KushtrimGuraj

Drama te Real Madridi, ylli i skuadrës kërkon shpëtim në Ligue 1

KushtrimGuraj

“Makazze” shkëlqen në gjysmëfinale ndaj “The MongolZ”, zgjidhet “Lojtari i ndeshjes”

KushtrimGuraj