Telenews

Kabineti flet në detaje për shtëpinë ku banon Kurti, kush janë pronarët dhe pse paguan qira të ulët

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë të mërkurën se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, banon në një shtëpi me qira në Taslixhe e të cilën e paguan 250 euro çdo muaj.
Për më shumë, ai thotë se shtëpia është e dy bashkëatdhetarëve Blerim dhe Shega Zagragja, të cilët jetojnë në Norvegji.
Sipas tij, ata ia dhanë mundësinë Kurtit që në atë shtëpi të banojë papagesë – por Kurti s’ka pranuar.
“Shtëpia në Taslixhe ku banon kryeministri nuk i ka 500 por 230 metra katrorë. Dhe kjo hapësirë nuk është plotësisht e shfrytëzueshme”, ka thënë Kryeziu. “Dy dhoma janë të papërdorshme, njëra është e bllokuar me gjësendet e pronarit e tjetra është dhomë e sigurisë. Shtëpia është e vjetër rreth 50 vjeç”.
Kryeziu ka shtuar se Kurti e ka ndërruar vendbanimin pas rekomandimeve që ka marrë prej këshilltarëve të sigurisë.
“Kryeministri pat vendosur që të ndërrojë vendbanim pas udhëzimeve të këshilltarëve të sigurisë të cilët kanë vlerësuar që mbrojtja e afërt dhe policia e Kosovës kanë shumë vështirësi për përgatitjet dhe organizimin e sigurisë aty ku banonte Kryeministri te parku i qytetit”, ka mbaruar Kryeziu.

Të ngajshme

Zemaj thotë se LDK është “absolutisht” e gatshme për zgjedhje

KushtrimGuraj

Rusia i pranon gabimet gjatë mobilizimit të rezervistëve

KushtrimGuraj

“E kanë kallë Kosovën për pushtet”, gazetari Ridvan Berisha përplaset keq, autori e ndërpret emisionin

KushtrimGuraj