Telenews

KAQ DITË PARABURGIM SHQIPTOI GJYKATA PËR DY TË ARRESTUARIT NË RASTIN ”BREZOVICA”

Gjykata Themelore në Ferizaj u ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji dy të dyshuarve në rastin “Brezovica”, të cilët u arrestuan para dy ditësh.
Sipas njoftimit të Gjykatës, të dyshuarit N.G. dhe S.I. dyshohen për veprën penale “Marrja e ryshfetit”.
“Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy (2) të dyshuarve e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve i`u është caktuar masë e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç, konform dispozitave ligjore të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se të pandehurit kanë kryer veprat penale të përshkruara si më lartë”, bëhet e ditur në njoftim.
Para dy ditësh, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se të arrestuarit janë N.G., doganier dhe S.I., kryetar i bordit të “Ski Center Brezovica”.

Të ngajshme

Tragjedi në Ugandë: Aksidentohet autobusi, vdesin 20 nxënës

Blearta

Ministria e Shëndetësisë hap tender prej mbi 5 milionë eurosh për furnizim me barna për sëmundje të rralla

Blearta

Turizmi në Shqipëri në rritje, Italia e para, Kosova e dyta për vizitorë

Blearta