Telenews

Komandanti i KFOR-it dhe kryetari i Zveçanit flasin për situatën e sigurisë

Komandanti i Komandës Rajonale Lindje (RC-E) të KFOR-it, kolonel Sam Sargeant, u takua me kryetarin e Komunës së Zveçanit, Dragiša Milović, në ambientet e komunës.

Takimi u mbajt si pjesë e angazhimit të rregullt të KFOR-it me udhëheqësit vendorë.

Diskutimet u përqendruan në situatën e sigurisë dhe çështjet që prekin komunën.

Kolonel Sargeant nënvizoi angazhimin e KFOR-it për të punuar ngushtë me institucionet vendore për të forcuar bashkëpunimin dhe për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, në një mënyrë të paanshme dhe transparente.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme” thuhet në njoftim.

 

Të ngajshme

Gjini publikon disa statistika, tregon sa vjet i duhen Kosovës për t’i arritur vendet e rajonit

Yllka Gashi

“Prishtina jeton me muzikën” – si do të duket në tri net “Sunny Hill Festival”

Yllka Gashi

Ambasada e SHBA-së: Kosova po krijon mundësi të reja për investime amerikane

Yllka Gashi