Telenews

“Kompania Meridian Express” themelon çmimin për menaxherin e vitit – stimulim e respekt ndaj punëtorëve

“Merdian Express” ndan çmimin per menaxherin e vitit

Kompania “Meridian Express”, e ka themeluar çmimin menaxheri i vitit.

Ky çmim do ta mbajë emrin e menaxherit të ndjerë, Astrit Heta – i cili ka qenë shumë i përkushtuar në punë

Kjo është një formë sesi kompania nderon dhe respekton punëtorët e saj, të gjallë – por edhe kur ndërrojnë jetë.

“Përkushtimi ndaj punës, i orientuar drejt arritjes së rezultateve, bashkëpunimi me kolegë dhe përkushtimi i jashtëzakonshëm ndaj konsumatorit do të mbesin virtyte të trashëgimisë së Astritit”, thuhet në njoftimin e Kompanisë.

Kjo kompani ka treguar për fituesin e këtij çmimi për vitin 2022.

“Menaxheri i pikës i përzgjedhur për këtë çmim, për vitin 2022, është Erendit Osmani, i cili ka treguar përkushtim dhe rezultate në punë si dhe ka qenë njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të Astritit”, thuhet në njoftim.

“Në kordinim dhe mbështetje nga familja Heta, në ceremoninë e ndarjes së këtij çmimi, e pranishme ishte Hyllina, vajza e të ndjerit, e cila së bashku me menaxhmentin e kompanisë ndau çmimin “Astrit Heta”, përfundon njoftimi i kësaj kompanie. /Telenews

Të ngajshme

‘Fluturon’ çmimi i naftës, arrin nivelin më të lartë në pesë muaj

Rrezarta Ramaj

Vaksina eksperimentale me mRNA ul me 42% rrezikun e rikthimit të melanomës

Rrezarta Ramaj

Tajvani në alarm nga tajfuni Champi, të paktën një viktimë e qindra fluturime të anuluara

Rrezarta Ramaj