Telenews

KRYEPARLAMENTARI KONJUFCA: MASAKRAT NË KRUSHË ISHIN GJENOCIDIALE

“Sot, në 23 vjetorin e masakrave të tmerrshme në Krushë të Madhe dhe Krushë të Vogël, me dhembje përkujtuam më shumë se 350 banorë, përfshirë edhe gra e fëmijë, të vrarë, të masakruar dhe të zhdukur me dhunë nga forcat pushtuese serbe, më 25, 26 dhe 27 mars 1999. Masakrat në fshatrat Krushë e Madhe dhe Krushë e Vogël, ku dhjetëra familje shqiptare mbetën pa asnjë mashkull, shënojnë vrasjet masive me përmasa gjenocidi”, ka shkruar Konjufca në Facebook.
Ai ka shtuar se plagët janë ende të hapura, përderisa nuk janë ndëshkuar kryerësit e gjenocidit.
“Plaga e parë është masakra e përjetuar nga banorët e pambrojtur, plaga e dytë janë të zhdukurit me dhunë dhe e treta mungesa e drejtësisë për viktimat dhe familjarët e tyre. Dhe jo vetëm për ta, këto vazhdojnë të jenë plagë të hapura në trupin e popullit dhe shtetit tonë, përderisa nuk ndëshkohen kryerësit e gjenocidit në Kosovë. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës!”, ka shtuar Konjufca.
 

Të ngajshme

Një grua dyshohet se është hedhur nga ndërtesa në Podujevë, ka humbur jetën

Yllka Gashi

Reagon Qumështorja Vita: Ministër, AUV, qitni rezultatet!

Yllka Gashi

Së shpejti ngjyra e bardhë në semafor, ja çfarë ndodhë kur ndizet

Yllka Gashi