Telenews

KURTI E OSMANI UDHËTOJNË NDARAZI DREJT SHBA-VE!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe kryeministri, Albin Kurti, kanë marrë rrugën për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Të dy bashkë, me ftesë të familjes Albright, do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares amerikane, Madeleine, e cila ndërroi jetë në moshën 84-vjeçare më 23 mars, ndërsa varroset nesër.
Burime brenda Aeroportit “Adem Jashari” bëjnë të ditur se edhe Osmani edhe Kurti janë nisur për në ShBA veçse me aeroplanë të ndryshëm.
Presidentja në mëngjes me kompaninë “Austrian Airlines” është nisur për në Vjenë, e pastaj për në Amerikë.
Ndërkaq, kryeministri është nisur për Stamboll këtë mëngjes me “Turkish Airlines” e pastaj do të vazhdojë fluturimin për në Amerikë.
Arsye për udhëtimet e ndara mund të jenë të sigurisë meqenëse nuk rekomandohet që drejtuesit e shtetit të fluturojnë me të njëjtin aeroplan, ani se në rastin e Kosovës ka pasur plotë raste të tilla.

Të ngajshme

Gjesti, Gimbo dhe Selin të pranishëm në lamtumirën e fundit të Laurentit

Rrezarta Ramaj

I jepet lamtumira e fundit Laurentit!

Rrezarta Ramaj

Alarm në Francë, zbulohet lista sekrete me 26 VIP-a, Kylian Mbappe shënjestër e një bande për rrëmbim!

Yllka Gashi