Telenews

KY ËSHTË ”YLLI I JAVËS” NË FUTBOLLIN E KOSOVËS PËR XHIRON QË LAMË PAS

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, BKT Kosova, vazhdojnë ndarjen e çmimit “YLLI I JAVËS”.
Ky çmim për xhiron e 30-të në BKT Superligë i ka takuar futbollistit të KF Dukagjini (Klinë), Altin Merlaku.
Kapiteni i skuadrës klinase pati paraqitje të shkëlqyeshme në fitoren që KF Dukagjini e arriti para tifozëve të vet kundër Gjilanit, me rezultat 2:0.
Altin Merlaku realizoi të dy golat në fitoren tejet të rëndësishme të skuadrës së Armend Dallkut në luftën për mbijetesë.
Ai shënoi dy herë brenda tre minutash, duke e vendosur çështjen e fituesit, në minutat 33 dhe 36, nderisa gjatë tërë ndeshjes u dallua me angazhim dhe kreativitet.
Pas kësaj fitoreje Dukagjini i rrit shpresat për t’iu shmangur pozitës që dërgon në barazh. Aktualisht ka 36 pikë, aq sa ka edhe Drenica në pozitën e 7-të.
Çmimin “YLLI I JAVËS” për futbollistin e KF Dukagjini e dorëzoi Endrit Zenunaj, specialist në BKT.

Të ngajshme

Yamal i bën dy kërkesa të mëdha Barcelonës, kjo do t’i lë të pakënaqur lojtarët tjerë

KushtrimGuraj

Ronaldo përjashton mundësinë që të bëhet trajner pas pensionimit nga futbolli

KushtrimGuraj

Real Madridi pas talentit holandez, Kees Smit në radar

Valjeta Turkaj