Telenews

Lladrovci zbulon telefonatën nga Thaçi

Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit ka treguar në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini për një telefonatë që thotë se ia kishte bërë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nga Haga.

Sipas Lladrovcit, Thaçi i kishte kërkuar që të pajtohej me Sami Lushtakun, duke theksuar rëndësinë e unitetit në Drenicë.

“Në orën 12 ka thirrë ish-presidenti Hashim Thaçi. Ka thirrë në telefon të Abelardit. Më ka thënë: Ramiz, ka ndodh çka ka ndodh – kam qejf me ju pa bashkë ty edhe Saminë, kam qejf me pa bashkë Drenicën, se jena kanë shokë, jemi shokë”, ka treguar Lladrovci.

Ai ka shprehur respekt të veçantë për Thaçin, duke thënë se për të është i gatshëm të bëjë gjithçka.

“Për Hashim Thaçin jam në gjendje, jo me i thy duar e kamë siç ka thënë kundërkandidati jem, por edhe kryt me thy. Me të, unë për Hashim Thaçin shkoj e marohem me të”, ka deklaruar Lladrovci.

Të ngajshme

‘Fluturon’ çmimi i naftës, arrin nivelin më të lartë në pesë muaj

Rrezarta Ramaj

Vaksina eksperimentale me mRNA ul me 42% rrezikun e rikthimit të melanomës

Rrezarta Ramaj

Tajvani në alarm nga tajfuni Champi, të paktën një viktimë e qindra fluturime të anuluara

Rrezarta Ramaj