Telenews

Mësohen çiftet e para në 1/8 e finales në Kupën e Botës, ky është orari i ndeshjeve

Këtë të martë u zhvilluan dy ndeshjet e xhiros së tretë dhe të fundit në Grupet A dhe B në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Holanda fitoi 2:0 kundër Katarit për të kaluar tutje si lidere e Grupit A.

Nga ky grup në 1/8 e finales kalimin e siguroi edhe Senegali, që mposhti Ekuadorin 1:2.

Nga Grupi B, Anglia mposhti lehtësisht 3:0 Uellsin, teksa Shtetet e Bashkuara të Amerikës fituan 0:1 kundër Iranit.

Kësisoj, anglezët kalojnë tutje nga pozita e parë, ndërsa amerikanët nga pozita e dytë.

Pas kompletimit të këtyre grupeve, tashmë dihen edhe çiftet e para për fazën e 1/8 së finales.

Anglia do të përballet me Senegalin, më 4 dhjetor (ora 20:00) , kurse Holanda me Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 3 dhjetor (ora 16:00).

Të ngajshme

Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi arrin në gjysëmfinale të Kampionatit Evropian për Senior në Zagreb të Kroacisë

Haxhiu i ashpër me Kurtin: Gënjeshtar, mashtrues e zhvatës