Telenews

NË MESNATËN E SONTME AKREPAT E KOHËS LËVIZIN NJË ORË PËRPARA

Pas mesnatës do të fillojë llogaritja verore e kohës, kështu akrepat e orës do të lëvizin 60 minuta përpara.
Prej orës 02:00, akrepat kanë për tu shtyer një orë para duke shënuar orën 03:00.
Llogaritja verore e kohës bëhet të dielën e fundit të muajit mars, teksa ky ndryshim i akrepave i jep fund llogaritjes dimërore të kohës që zgjati për pesë muaj.
Qëllimi i ndryshimit të orës është llogaritur për të përfituar sa më shumë nga energjia natyrale e diellit dhe për të reduktuar konsumimin e energjisë elektrike.
Ky ndryshim do të zgjasë deri të dielën e fundit të muajit tetor, ku akrepat do të shkojnë 1 orë pas.
Këto llogaritjes të kohës aplikohen që nga viti 1981, dhe përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.
Norma evropiane përcakton në mënyre të qëndrueshme datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin një orë para dhe orës dimërore kur ata lëvizin një orë pas.

Të ngajshme

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit zjarrfikësit që humbi jetën në krye të detyrës në Gjakovë

Valjeta Turkaj

Aksident i rëndë trafiku: Humb jetën një pasagjere, arrestohet drejtuesi i motoçikletës

Valjeta Turkaj

Festat në Ibiza kthehen në makth/ Spitalet nuk përballojnë fluksin e pacientëve nën efektin e drogës

Valjeta Turkaj