Telenews

Nisma për nënshkrime kundër Abdixhikut nuk po gjenë mbështetje të mjaftueshme

Ka dështuar përpjekja e një grupi të pakënaqurish brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për të iniciuar mbajtjen e një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Kuvendit të partisë, ku synohej të hidhej në votim kërkesa për shkarkimin e kryetarit, Lumir Abdixhiku.

Nisma nuk ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të nënshkrimeve për të proceduar më tej. Sipas burimeve, të pakënaqurit nuk kanë arritur t’i mbledhin 110 nënshkrimet e nevojshme, duke bërë që iniciativa të dështojë.

Pas këtij zhvillimi, Abdixhiku vazhdon të gëzojë stabilitet në lidershipin e LDK-së, ndërsa tentativa e grupit të pakënaqur për të sfiduar drejtimin e partisë nuk ka marrë mbështetjen e kërkuar.

Mungesa e numrit të nevojshëm të nënshkrimeve e ka bërë të pamundur procedimin e iniciativës për mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të LDK-së.

Të ngajshme

‘Fluturon’ çmimi i naftës, arrin nivelin më të lartë në pesë muaj

Rrezarta Ramaj

Vaksina eksperimentale me mRNA ul me 42% rrezikun e rikthimit të melanomës

Rrezarta Ramaj

Tajvani në alarm nga tajfuni Champi, të paktën një viktimë e qindra fluturime të anuluara

Rrezarta Ramaj