Telenews

Nora e merr medaljen e argjendtë, nuk paraqitet në finale për shkak të një lëndimi

 

 

Nora Gjakova është treguar fantastike sot në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit duke e fituar medaljen e argjendtë.

Kampionia olimpike shënoi katër fitore të njëpasnjëshme për ta arritur finalen në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Federata kosovare e xhudos njoftoi se për shkak të lëndimit, Nora Gjakova nuk do të luajë në finalen e madhe dhe do të stoliset me medaljen e argjendtë.

Nesër dhe pasnesër do të garojnë edhe Laura Fazliu, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.

Të ngajshme

Presidenca: Qeveria nuk është konsultuar me Osmanin për letrën e djeshme në KiE

Donat Hashani

Dosja e Prokurorisë: 37-vjeçari që kreu vetëvrasje la një letër me emrat e personave që e futën në fajde

Donat Hashani

Duka: Fadil Vokrri më propozoi të kandidoja për Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s

Donat Hashani