Nxënësit e shkollës sonë, Dega në Prishtinë, në bashkëpunim me Qendrën Infinit kanë arritur rezultate të jashtëzakonshme në finalen e madhe në Olimpiadën STEM të organizuar në Paris. Jemi ndër shkollat që fituam më së shumti medalje dhe çmime në këto gara. Kushtrim Kajoshi, njëri nga nxënësit e Degës së Prishtinës, i cili përfaqësoi Kosovën në finalen e madhe të Olimpiadës STEM që u mbajt në Paris, zuri vendin e dytë në botë.
Përveç kësaj, Kushtrim Kajoshi fitoi një medalje të artë në shkencë dhe një medalje të argjendtë në matematikë. Nxënësja Erta Tejeci fitoi medalje të argjendtë në shkencë. Ron Shllaku fitoi medalje të artë në matematikë dhe në fushën e kodimit. Fatbardh Mulaku fitoi medalje të bronztë ë shkencë. Emir Lezi fitoi një medalje të artë në shkencë dhe Omar Gashi një medalje nderi në matematikë. Nxënësit tanë arritën një sukses të shkëlqyer duke u kthyer në Kosovë me gjithsej 8 medalje. Ky sukses u arrit falë mbështetjes së ofruar nga Banka Kombëtare Tregtare. Ne i përgëzojmë për rezultatin e arritur dhe ju urojmë atyre suksese në të ardhmen.

