Telenews

Osmani propozon që takimi i radhës i Bërdo-Brione të mbahet në Kosovë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, krahas presidentëve të shteteve të rajonit, ka marrë pjesë në takimin e 11-të të procesit të Bërdo-Brione.

Nga aty, Osmani ​propozoi që takimi i radhës i Bërdo-Brione të mbahet në Kosovë.

“Në frymën e avancimit të bashkëpunimit dhe partneritetit të mëtejshëm, do të ishim të nderuar të organizonim takimin e radhës të liderëve të procesit të Bërdo–Brione në vendin tonë, në Republikën e Kosovës”, ka thënë ajo.

Tutje Osmani tha që procesi i Bërdo–Brione vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në afrimin e rajonit tonë me Bashkimin Evropian.
“Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, dua që edhe një herë të shpreh mirënjohjen tonë për nikoqirët dhe për ambicien e përkushtimin e tyre”, u shpreh tutje ajo.

Të ngajshme

PDK ngre dyshime për nepotizëm në Ndërmarrjen Lokale “Fushë Kosova”

Rrezarta Ramaj

Gati 700 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë në gjashtë muajt e parë të vitit

Yllka Gashi

Rikthehet deklarata e bujshme kur ylli i Izraelit e krahasonte fushën në “Fadil Vokrri” me “stallë derrash”

Yllka Gashi