Telenews

PJESA E DYTË FATALE PËR EVERTONIN, LIVERPOOLI VAZHDON NDJEKJEN E KREUT

Liverpooli ka vazhduar me fitore në Premierligë, duke e mbajtur kështu hapin me liderin, Manchester Cityn.
Skuadra e drejtuar nga Jurgen Klopp shënoi fitore të pastër në derbin lokal ndaj Evertonit, në kuadër të javës së 34-të.
“Të Kuqtët” triumfuan me rezultatin 2:0 në “Anfield Road”.
Andrew Robertson (62’) dhe Divock Origi (85’) shënuan golat e fitores për vendasit.
Liverpooli pas kësaj fitore ka 79 pikë në pozitën e dytë në tabelë, një më pak se Manchester City.
Kurse, Evertoni ndodhet në pozitën e 18-të me 29 pikë, duke e rrezikuar seriozisht rënien nga elita e futbollit anglez.

Të ngajshme

Shiten gati gjysma e biletave për ndeshjen Shqipëri-Finlandë

Rrezarta Ramaj

Portugalia e suspendon Ronaldon, rrezikon dënim deri në gjashtë muaj –

KushtrimGuraj

Duka dhe Ademi të pranishëm në takimin e UEFA-së në Berlin

Rrezarta Ramaj