Telenews

POLICIA ARRESTON 29 VJEÇARIN, KËTO GJËRA JU KONFISKUAN

Pas disa informacioneve që ka pranuar nga qytetarët, policia ka kryer një kontroll të një shtëpie e objekteve në fshatin Greme të Ferizajt.
Policia në shtëpinë e 29-vjeçarit ka gjetur një armë zjarri, një karikator, dhe 5 pasaporta me emra të ndryshëm dhe dokumente tjera.
“Policia, gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit me inicialet F.T ( M/K) i moshës 29 vjeçar ka gjetur : një armë zjarri ( pistoletë), një karikator me 9 fishkë, 2 USB , 1 hard disc, 5 pasaporta me emra të ndryshëm dhe dokumetente tjera të cilat më pas, si prova materiale janë konfiskuar” thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj, e më pas me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Policia, të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga hetuesit rajonal,  me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, është ndaluar në mbajtje për 48 dhe ndaj tij është inicuar rasti penal ‘’Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar i armëve dhe ‘’Falsifikim i dokumentit ’ për procedura të mëtejme hetimore, me dyshimin e përfshirjes në veprën penale të falsifikimit të dokumenteve”, është bërë e ditur në njoftim.

 

Të ngajshme

E dhimbshme: Sot i jepet lamtumira e fundit zjarrfikësit që humbi jetën në krye të detyrës në Gjakovë

Valjeta Turkaj

Aksident i rëndë trafiku: Humb jetën një pasagjere, arrestohet drejtuesi i motoçikletës

Valjeta Turkaj

Festat në Ibiza kthehen në makth/ Spitalet nuk përballojnë fluksin e pacientëve nën efektin e drogës

Valjeta Turkaj