Telenews

PRESIDENTI BIDEN TAKOHET ME KREUN POLAK, THOTË SE NATO DUHET TË QËNDROJË TËRËSISHT E BASHKUAR

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, gjatë takimit me homologun polak Andrzej Duda, ka thënë se paqja në Evropë është e lidhur direkt me stabilitetin në ShBA.
Ai tha se aftësia e Amerikës për të përmbushur rolin e sa në pjesë të tjera të botës mbështet në një Evropë të bashkuar e të sigurt.
“Ne kemi mësuar nga përvoja e hidhur në dy luftëra botërore, kur kemi qëndruar jashtë dhe nuk kemi qenë të përfshirë në stabilitetin në Evropë”, tha Biden, shkruan CNN.
Biden tha gjithashtu se ai dhe udhëheqësit e ShBA-së e shohin nenin 5 të NATO-s si “një angazhim të shenjtë”.
Kujtojmë se meni 5 është parimi që një sulm ndaj një anëtari të NATO-s është një sulm ndaj të gjithë anëtarëve.
Tutje, i pari i Shteteve të Bashkuara th se presidenti rus, Vladimir Putin, mendonte se do t’i ndante vendet anëtare të NATO-s me pushtimin e Ukrainës.
“Kriteri i vetëm më i rëndësishëm në këtë moment, që ndryshon botën është që vendet e NATO-s duhet të qëndrojnë tërësisht ë bashkuara. Nuk ka ndarje në pikëpamjet tona. Çfarëdo që bëjmë, e bëjmë njëzëri”, ka thënë Biden.

Të ngajshme

Si natyra përmirëson shëndetin me vetëm pak minuta ekspozim

Blearta

Vaksina kundër fruthit nuk shkakton autizëm, komplikimet nga kjo sëmundje mund të jenë serioze

Blearta

Vjosa Osmani vet e 20-ta në listën e LDK-së, aprovohet nga Këshilli

Blearta