Përdoruesit e Instagramit në Rusi u paralajmëruan të dielën se media sociale do të bllokohet duke filluar nga mesnata. Të hënën e 14 marsit, populli rus nuk mund të logohet dhe të përdorë më as Instagramin, as Facebook-un dhe as Twitter-in.
Lëvizja erdhi pasi platforma ndryshoi politikën e saj të gjuhës së urrejtjes për të lejuar ukrainasit të ndajnë mesazhe të tilla si “vdekje pushtuesve rusë”.
Një rregullator rus i komunikimit u tha përdoruesve në një e-mail që të zhvendosnin fotot dhe videot e tyre nga Instagram përpara se të mos ishin më në gjendje t’i aksesonin ato, ndërsa sugjeroi që të kalonin në “platformat konkurruese të vendit”.
“Ne duhet të sigurojmë shëndetin psikologjik të qytetarëve, veçanërisht fëmijëve dhe adoleshentëve, për t’i mbrojtur ata nga ngacmimet dhe fyerjet në internet”, njoftoi rregullatori Roskomnadzor.
Kreu i Instagram tha se bllokimi do të prekë 80 milionë përdorues në platformë.
Meta, i cili zotëron gjithashtu Instagram, What’s App dhe Facebook, kishte njoftuar të premten një politikë të re që zbatohet vetëm për Ukrainën që lejon thirrjet për dhunë në postimet për pushtimin rus në vend.