Telenews

“Serbët mund të rezistojnë me armë më 1 shtator“

Analisti politik nga Prishtina, Shkëlzen Maliqi ka thënë se me 1 shtator, kur Qeveria e Kosovës nis zbatimin e reciprocitetit ndaj Serbisë për çështjen e targave dhe dokumentacionit, një rezistencë e armatosur nga serbët është e mundshme.

Ai, duke folur për gazetën serbe “Danas”, ka thënë se Kosova ka mbështetjen e perëndimit për çështjen reciprocitetit.

“Për 1 shtatorin Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar nisjen e implementimit të reciprocitetit në kalimet kufitare, gjë e cila do të nxis edhe një herë rezistencë të armatosur nga serbët. Masat e reciprocitetit të Kosovës qartazi kanë mbështetjen e Perëndimit, kështu që Vuçiqit nuk i është lënë hapësirë për të kërkuar një zgjidhje tjetër”, ka thënë ai për beogradasen.

Sipas Maliqit, Beogradit po i kërkohet që ta njoh realitetin.

“Duket se Beogradit po i bëhet presion që ta njoh realitetin, nëse jo drejtpërdrejt pavarësinë e Kosovës, sepse është shumë herët, atëherë ta njoh realitetin mbi reciprocitetin”, ka thënë ai.

Maliqi ka thënë se Vuçiq nuk mund ta luajë më me levën e dualitetit, duke qëndruar mes Perëndimit dhe Moskës.

“Perëndimi po i kërkon që ta marr një vendima: a dëshiron të futet në BE apo të mbajë lidhje të ngushta ekonomike, politiken dhe ushtarake me Rusinë”, ka thënë tutje ai.

Sipas Maliqit, kjo lojë nuk do t’i funksionojë Serbisë, duke shtuar se Kosova është testi i parë i saj.

Të ngajshme

Ledina Çelo gati 50 vjeç, linjat e saj duken perfekt!

Yllka Gashi

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e katër personave për vjedhje të rëndë

Yllka Gashi

Varresa masive në Kalludër të Zubin Potokut, Gërvalla: Shpresojmë në rezultate të sakta

Yllka Gashi