Agjencia e SHBA për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) ka konfirmuar se do të japë 85 milion dollarë ndihmë urgjente humanitare për Turqinë dhe Sirinë pas tërmetit shkatërrues.
Kjo vjen pasi mbi 40 vende u zotuan të ofrojnë ndihmë për të dy vendet, duke përfshirë Ukrainën dhe Rusinë, të cilët janë në luftë, transmeton Telenews.al
Britania e Madhe ka premtuar rreth 8 milionë paund ndihmë për Turqinë dhe Sirinë. Britania konfirmoi 3 milionë paund shtesë për Helmetat e Bardha për të mbështetur operacionet e shpëtimit dhe ndihmës emergjente në Sirinë veriperëndimore. /Telenews.al/

