Telenews

Shkodër: Në përpjekje për të shpëtuar dy turistë, dyshohet se është mbytur kapiteni i anijes

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në liqenin e Shkodrës.

Salla Operative e Policisë atje ka marrë njoftim se kapiteni i një anijeje turistike dyshohet se është mbytur gjatë një aksioni shpëtimi.

Sipas informacioneve paraprake, kapiteni i anijes ka ndërhyrë për të shpëtuar dy turistë që kishin rënë në ujë.

Fatmirësisht, turistët janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur policia dhe ekipet e kërkim-shpëtimit, të cilat po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 51-vjeçarit.

Të ngajshme

Zbulohet shkaku i vdekjes së modeles Sahara Ray

Rrezarta Ramaj

Protesta në Tiranë: 271 të arrestuar për shtatë ditë

Rrezarta Ramaj

Protesta në Tiranë, të rinjtë fshehin molotovët në qeset e kroasanëve për t’iu shmangur kontrolleve të policisë

Rrezarta Ramaj