Shmangia e lëshimit të kuponëve fiskalë, u mundëson bizneseve që t’u ikin obligimeve tatimore, duke krijuar evazioni fiskal, krim të organizuar dhe dëmtim të buxhetit të Kosovës, shkruan Telenews.al
Procesi i fiskalizimit të bizneseve në Kosovë ka filluar qysh në vitin 2010. Por, ky proces nuk është përmbyllur me vendosjen e një rregulli që vlen për të gjithë njësoj, ngase ende paraqiten biznese që nuk përfillin fiskalizimin.
Telenews ka siguruar një kuponë jofiskal që është lëshuar nga biznesi në Kosovë.


