Telenews

SKANDALI I MASHTRIMIT TË NAFTËTARËVE, KAQ TË ARRESTUAR DHE NË ARRATI

Në krye të kësaj skeme dyshohet se është “HIB Petrol” si dhe “Fer Petrol”. Policia deri më tani ka arrestuar tre persona, ndërkohë që një tjetër sipas burimeve të Paparacit është ende në arrati.
Të njëjtat burime kanë bërë të ditur për Paparacin se të arrestuarit janë  Fatbardh Xhaferi nga “HIB Petrol”, Mehdi Xhoka nga “Fer Petrol” dhe Hajdar Hajdari. Kurse, i dyshuari tjetër që ndodhet ende në arrati është Nazmi Kastrati.
Për një aksion të tillë sot ka njoftuar edhe Doagana e Kosovës, ka shkruajtur Paparaci.
“Dogana e Kosovës në saje të aktiviteteve të kontrolleve të orientuara tek fushat me rrezikshmëri të lartë për shmangie të detyrimeve doganore, ka zhvilluar inspektime dhe është në vijim të inspektimeve tjera. Nga ky aktivitet zyrtarët doganor kanë gjetur dyshime për shmangie taksash nga tri subjekte që operojnë në fushën e tregtisë me derivate të naftës. Si rezultat është zbuluar lirimi i bazuar në dokumente të falsifikuara ndër vite, fillimisht nga këto tri subjekte që kanë deklaruar edhe ndërlidhjen mes vete. Dyshimi është se këto subjekte kanë liruar në import derivate duke i shkaktuar dëm buxhetit të shtetit prej mbi 600 mijë euro gjatë tre viteve të fundit”, thuhet në njoftimin e Doganës.
Kompania “HIB Petrol” pretendon se është dëmtuar nga një punëtor i saj. Sipas një njoftimi që e kanë bërë dje ata shkruajnë se një punëtor i tyre dyshohet që ka keqpërdorur emrin dhe autorizimet e tij për interesa personale.
Por, dogana nuk ka pohuar një gjë të tillë. Në komunikatën për media shkruhet se të arrestuarit janë përgjegjësit e kompanive
“Dogana ka njoftuar prokurorin kujdestar dhe me vendim të prokurorit janë arrestuar personat përgjegjës të tri subjekteve të përfshira në këto procedura lirimi, përderisa hetimi do të vijoj në zbardhjen e rrethanave të këtyre rasteve”, shkruhet tutje në njoftim.
 

Të ngajshme

Në mbledhje elektronike, qeveria bën dy emërime

Donat Hashani

Kandidati për prokuror të shtetit ndalohet për dhunë në familje nga Prokuroria e Prizrenit

Donat Hashani

Zyrtarja e lartë e PDK-së sot mban konferencë për media

Donat Hashani