Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist sot organizon protestën e dytë për rastin e përdhunimit të 11-vjeçares.
Protesta është paraparë të mbahet në orën 12, para ndërtesës së qeverisë.
Kujtojmë se javën e kaluar protesta për rastin e përdhunimit të 11-vjeçares u organizuan në Prishtinë, Tiranë e Shkup, njofton Klankosova.tv
11-vjeçarja u përdhunua para disa ditësh nga pesë persona, derisa thuhet se ajo u dhunua e trafikua edhe para disa muajsh nga gjashtë persona. Të 11 të dyshuarit janë arrestuar.

