Telenews

Sulmohen përsëri ushtarët e KFOR-it në Zveçan

Përleshje të reja kanë ndodhur në mes të serbëve dhe KFOR-it në Zveçan.

Kështu bëjnë të ditur gazetarët e T7 që ndodhen në terren. Gazetarët po hasin në probleme që të kryejnë punën e tyre dhe të sjellin pamje nga vendi i ngjarjes.

“Para pak minutave qytetarët serbë kanë sulmuar edhe një herë ushtarët e KFOR-it. Drejt tyre u hodhën molotov dhe fishekzjarrë e shok bomba. Gjatë tërë ditës në Zveçan ka pasur kërcënime ndërsa në orën 4 protestuesit janë larguar, fillimisht”, tha gazetari i T7, Unitet Berisha.

“Në momentin kur filloi përleshja, ishin ushtarët e KFOR-it që urdhëruan mediat që të largohen nga zona”, shtoi ai.

Të ngajshme

Ngjarjet e datës 23 shtator

Rrezarta Ramaj

Lirohet nga autoritetet kroate shtetasi i Kosovës, Bajram Bajrami

Yllka Gashi

Bedri Halimi shpallet i pafajshëm: Akuzat ndaj meje u ndërtuan pa fakte

Yllka Gashi