Telenews

Sylvinho afër largimit, mësohet skuadra që e kërkon teknikun brazilian

Sylvinho është pa kontratë dhe rinovimi i tij te Kombëtarja ka mbetur pezull. Dhe pse FSHF i ka ofruar rinovimin, gjithçka mbetet në dorën e brazilianit që e tundojnë ofertat nga jashtë Shqipërisë.

Estoril Praia është pas Sylvinhos tregon Euronews Albania. Historia e tij me kuqezinjtë është suksesi dhe duke qenë pa kontratë, është më i lehtë negocimi.

Estoril Praia luan në Portugali. Së fundmi kanë ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Vasco Seabra dhe kështu po bëjnë maksimumin për të arritur te Sylvinho.

Fillimisht Sylvinho është duke shijuar pushimet pas Euro 2024. Përgjigjia e tij përfundimtare me shumë gjasa do të vijë në korrik.

Kujtojmë se Kombëtarja e Shqipërisë e mbylli grupin B në vendin e fundit me 1 pikë. Kundërshtarët e tjerë ishin Spanja, Italia dhe Kroacia.

Të ngajshme

Jurgen Klopp parashikon fituesin e Kampionatit Evropian

Erzana Fazliu

E rëndë, sportisti kinez humb jetën gjatë garës

Erzana Fazliu

VIDEO: Lëvizja e dy tifozëve anglezë bëhet hit: Humbën ‘golin më të bukur’, tashmë e kanë shkarkuar trajnerin

Donat Hashani