Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në orët e mbrëmjes në lagjen “Milet Bahçe” në Pejë.
Pas incidentit, zona është rrethuar nga forca të shumta të Policisë së Kosovës, të cilat kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer veprimet e nevojshme hetimore.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për të marrë detaje rreth rastit, por deri në momentin e publikimit nuk ka pranuar përgjigje zyrtare.
Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë informacione në vijim.

