Telenews

“Nuk vij më me ty në studio”, Thaçi përplaset dhe nervozohet me Sylën në studio televizive

Një përplasje televizive ka ndodhur sonte mes gazetarit Valon Syla dhe analistit Jusuf Thaçi. 

Gjithçka nisi në studion e Pressingut në T7 ku diskutohej për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Po ashtu, temë diskutimi ishin edhe masat që ShBA-të ia kanë vendosur Kosovës, për shkak të tensioneve në veri.

Syla u shpreh se fjalët e Thaçit ishin “kopalla” dhe se sipas tij është bërë “zor” që të diskutohet me të.

“Shteti ynë, shoqëria jonë nuk e kanë bërë punën e tyre. Këtu është frika e këtyre që bërtasin. Me ardh puna me mbroj vendin e vet, nuk janë në gjendje me mbrojtë”, tha Thaçi.

Më pas, Thaçi i premtoi publikisht Sylës se më nuk do të dalë me të në studio televizive.

“Valon e them publikisht, unë nuk vij më me ty në studio, nuk vij me u ofendu. S’vij në studio me ngrit zërin, hera e fundit që unë vij në studio me ty. Për herë të respektit të Leos po vazhdoj me qëndru në emision”, tha Thaçi.

Të ngajshme

Sërish flakadanë në Kuvendin e Shqipërisë, përjashtohet nga seanca Flamur Noka

Valjeta Turkaj

Tërmet në Kroaci, kaq ishte magnituda

Valjeta Turkaj

57 aksidente rrugore e mbi 2000 gjoba trafiku brenda 24-orëve

Erzana Fazliu